Berisha të dalë mbi vetveten, PD ti ofrojë shqiptarëve një kandidat dinjitoz për Kryeministër

Politikë

Berisha të dalë mbi vetveten, PD ti ofrojë shqiptarëve

Nga Halim Malaj

Duke jetuar ne një botë kaq të trazuar ku pothuajse gjithëku, gjithëçka mund të vihet në pyetje dhe të zhbëhet, natyrshëm të lind pyetja, dhe bashkë me të, e ndoshta para saj, shqetësimi rrënqethës, ku jemi ne, ku është kombi shqipëtarë në pragun dhe në mesin e kësaj amullie me përmasa ndoshta botërore të paimagjinuara. Vende të Europës dhe të tjera të konsoliduar, kombëtarisht, shtetërisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht po ndjehen të kërcënuar dhe po rritin shpenzimet buxhetore për mbrojtjen me ritme të papara në dekadat e fundit.

Fqinjët tanë janë edhe më agresivë në këtë aspekt. Serbia po harxhon biliona dollaresh për cdo vit duke u pajisur me aeroplane modern francez e ruse, dhe armatime të tjera nga Irani dhe Kina. Serbia ka 250 tanke gati sa Gjermania me 291. Greqia harxhoi 6.5 bilion dollar në armatim vetëm vitin si shkoi. Kur mendon synimet e tyre, te vjetra dhe të reja ndaj nesh, frikshëm të lind pyetja për kënd i kanë gjithë këto armatime dhe çfarë po bën qeveria jonë për të mbrojtur vendin nga një sulm eventual. Por ne pyesim nga mllefi, se ne e dimë përgjigjen e qeverisë tonë. Dhe ajo është, se ne na mbronë NATO-ja, thua se Greqia, Turqia e shtete të tjera që po modernizojnë ushtritë e veta nuk janë në NATO. Shqipëtarët kanë jetuar e mbrojtur këto troje që para 6 mijë vjetësh dhe do të duhet ta bëjnë të njëjtën gjë tani dhe mijëvjecarët e ardhshëm, kur NATO-ja është një organizatë që mund të mos jetë vitin tjetër. Shqipëria ka qëne ketu para  NATO-s dhe do duhet të vazhdojë të jetë e till shumë mbas NATO-s. A nuk është ky një shembull i mjaftueshëm të tregojë sa miope, sa të gjore në rastin më të mirë, dhe sa të rrezikshëm dhe te papërgjegjshem në rastin më konkret,  janë qeveritarët tanë. A nuk është kjo e fundit një provë edhe nga fakti që sot hapësira ajrore e Shqipërisë “mbrohet”nga Greqia.

Pas gjymtimit drastik të kombit shqipëtarë në fillim të shekullit kaluar, u desh gati një shekull që të fitohej liria në gati gjysmën e trungut, në fillimin e këtij shekulli, me pavarësinë e Kosovës. Dhe ai eveniment, sado që shumë pozitiv, u bë jo në mënyrën natyrale që do të donte që Kosova ti bashkohej trungut amë –Shqipërisë. Përderisa fuqitë perëndimore u bindën që cfarë kishin bërë para 100 vjetësh ishte gabim dhe e padrejtë, atëherë pse padrejtësia të mos ndreqej duke e kthyer Kosovën aty ku edhe e morën në gjirin e atdheut të vetë. Apo kinse Europa nuk mund ta përballojë të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”. O zot sa e pafund dhe e ligë është djallëzia. Shqipëria, ndër vendet më të hershme, ne mos qoftë më i hershmi në ballkan, me popullsi, gjuhë e zakone autoktone në vise të vijueshme duhej të copëzohej përdhunisht në favor të fqinjëve agresorë dhe me aleatë të fortë,  të shpikej ideja se përndryshe do të krijohej Shqipëria e madhe, në atëkohë më pak se 2 milionë banorë, ndër shtetet më të vogla në Europë. Askush, as atëherë as sot, nuk flet për Rusinë e madhe, Gjermaninë e madhe Poloninë, Francën, Amerikën apo Kinën e madhe. Jo, jo vetëm Shqipëria e madhe(lexo Shqipëria natyrale) përbënte dhe përbën rrezik.

Dhe sot jemi me dy gjysma të kombit tonë, edhe ato ashtu të cunguara, të dyja të kufizuara nga pjesët e tjera të shkoqura nga trungu amë. E këto gjysma po funksionojnë bash ashtu sic edhe janë projektuar - që të mos funksionojnë. Dy gjysma kurrë nuk mund të bëjnë një të tërë. Aq më pak kur ato funksionojnë të ndara fizikisht nga të tjerët dhe parimisht nga shtetarët shqipëtare. Ndërsa Kosova, megjithëse në dekadat a para të pavarësisë dhe shtet formimit, po bën të pamundurën për të mbijetuar, për të zhvilluar vendin, ekonominë, demokracinë dhe mbi të gjitha, për të ruajtur integritetin e shtetit të ri aq shumë të kërcënuar

nga hegjemonia serbomadhe e ushqyer dhe nxitur nga padroni dhe vëllau i madh-Rusia.  Dhe paradokësisht, Kosova e gjen veten të vetmuar dhe të kërcënuar nga fuqitë perëndimore, të ashtëquajtura aleatë. Dhe padoksi shumëfishohet, 1000 herë, kur sheh qëndrimin deri të lig që i vjen Kosovës nga Tirana zyrtare.

Kosova sot nuk gjen ngrohtësinë, mbështetjen dhe dashamirësinë aq të nevojshme nga Shqipëria nënë. E pse vallë duhet të jetë kështu? Enigma në fakt nuk është për ta gjetur pse, sepse është shumë e qartë. Enigma më e madhe është pse shqipëtarët janë tulatur, topitur dhe dremitur në atë masë sa e pranojnë një realitet të tillë. Populli serb është në rrugë për katër muaj kundër Vuçiçit, e pra ai vertetë  ështe autocrat dhe i korruptur por është nacionalist dhe drejton një shtet të mirëfillte me ekonomi relativisht të zhvilluar me ushtri te fortë dhe prej ku serbet nuk po ikin.  Rama i ka te gjitha te keqiiat e  Vuçiçit por asjne nga aftësite e tij ne shërbim te kombit te vet, dhe prap populli yne vetem dremitet(???).

Shembulli i një Kosove demokratike i një qeverisje me përkushtim kundër korrupsionit dhe me një vision kombëtar krijon një preçedent që në Tiranë është parë me shumë antipati. Dhe duke qenë se Tirana zyrtare e bazon qeverisjen e vet në korrupsionin mafioz dhe në servilizmin ndaj të huajve për të qëndruar në pushtet, një qeverisje e pastër, patriotike dhe demokratike në Kosovë jo vetëm se ja nxjerrë bojën por edhe jep një shembull të një qeverisje demokratike dhe me vision kombëtarë, që në Tiranë ngjall frikën e humbjes pushtetit. Dhe kinse për besnikëri ndaj aleatëve, Tirana zgjedh ti japë leksione publike dhe të mbajë mëri per mospërulje të kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj presionit të jashtëm për të lëshuar pe në integritetin e vendit te vet. E sikur kaq nuk mjaftonte, Edi Rama duhej edhe të binte pre dhe të bëhej flamurtar i ideve të Vuçicit si “Ballkani i Hapur” e tjera iniciativa antikosovare dhe antikombëtare. Por me Vuçicin e bashkon ideali i qeverisjes korruptivo-autokratike, pa çka se Vuçiçi eshte nacionalist i thekur, çka Rama nuk e dine nga bjen. E pra kjo është politika e sotme e Edi Ramës,në planin shtetëror dhe kombëtar: “përça dhe sundo”.

Është e vërtetë se historia e kombit tonë ka qenë shumë e ashpër, dhe në qoftë se ja kemi dalur të mbijetojmë, edhe ashtu të sakatosur dhe të shpërndarë, arsye është se poulli jonë në shekuj i ka bindur armiqtë tonë se deri në shqipëtarin e fundit në këmbë ato nuk do të kalojnë mbi ne. Dhe ajo ka vazhduar në shekuj, mijëra njerëz janë flijuar për këtë vend. Shqipëtaria mbijetoj vetem ne saje te kësaj qendrese shekullore dhe te kontributit te shquar qe dhane Rilindasit tane në “bërjen e kombit shqipëtar. Sot shqipëtarët po ikin, jo nga armiqtë agresorë, por po ikin nga mungesa e mjeteve të jetesës së krijuar nga qeverisja e keqe, po ikin nga pangopësia e shtetarëve të tyre. Por shtetarët tonë janë pjellor, e kanë menduar edhe se si ta mbushin kete boshllëk, ta popullojnë këtë vend me tjerët, çka përbën provën tjetër të papergjegjeshmerise së tyre ndaj këtij kombi.

Shteti shqipëtarë është bërë një shembull tipik i një administrimi mafioz. Administrata e shtetit shqipëtar, që nga përgjegjësja e çerdhes më të vogël në vend apo këshilltarit të lagjes më të largët, deri tek nivelet më të larta të shtetit, qëndrojnë në atë vend pune, jo për pagën normale por për një përfitim abuziv. Shembujt janë të panumërt. Dhe ai që qëndron në krye të piramidës është I gatshëm të hedh cilindo prej bashkëpunëtorëve të tij për të shpëtuar veten, duke e bërë atë kurbanin e radhës. Sa kohë do të zgjasë kjo është në dorën e Shqipëtarëve. Një fjalë e huaj popullore thotë:” Politikanët duhet të ndërrohen shpesh si pumperat, dhe për të njëjtën arësye”.

Nuk ka dyshim se shpresat e shqipëtarëve janë tronditur si kurrë më parë. Por shpresa duhet të jetë e fundit të fiket. Gjithëçka e ka një fund dhe po ashtu politikat shtet sh’formuese e sh’kombëtarizuese të Tiranës zyrtare duhet të kenë një fund. Dhe ai fund duhet të jetë tani. Kombi shqipëtarë i rezistoj skëterres mesjetare mijëravjecare, regjimit anadollak per gati 500 vjetë dhe dy luftërave botërore. E nuk bën që në kohërat moderne ne të heqim dorë nga ai vend që aq mjeshtërishte Fishta e përshkruante: “Po edhe hana do ta dijë/ Edhe dielli do ta ketë pa/Se përqark kësaj rrotullie/Si Shypnia i vend nuk ka. ”Shqipëtarët duhet të ndërgjegjësohen për përgjegjësine që kanë për vendin e vetë, dhe duhet ta marrin atë përgjegjësi, atë fuqi, në duart e tyre. Dhe gjëja e parë që duhet të bëjnë me atë fuqi është të përjashtojnë Edi Ramën nga e ardhmja e tyre. Ai rëndon aq shumë në të kaluarën dhe të tashmen tonë por kurrsesi nuk ka vend në të ardhmen tonë.

Vërtetë shqipëtarët janë të dremitur dhe të zhgënjyer nga qeverisjet e këqia prej dekadash, pjesë e së cilave ishte edhe opozita kryesore e sotme, Partia Demokratike. Por, populli shqipëtarë, si ta marrin përgjegjësinë mbi vete, e ka shumë më të lehtë të kontrollojë një pozitë të re se sa tiraninë autokratike të Edi Ramës.

Sali Berisha padyshim se ka yçklat e veta ne CV-në e tij, por ai e ka forcën intelektuale dhe

talentin karizmatik aq te nevojshëm për një drejtues partie politike. Do të shpresonim shumë që ai të ketë nxjerrë mësime dhe të reflektojë nga experiencat e mëparshme në dobi të një

qeverisje më të mirë nga partia demokratike. Ai do ta ketë rastin të lërë një trashëgimi përfundimtare në politikën shqipëtare. Por që të vijë deri atje, ai duhet të reflektojë tek shqipëtarët sa më shpejtë. Shqipëtarët meritojnë të dëgjojnë prej gojes tij, të reflektojë të

tregojë çfarë do të bëjë ndryshe. Të marrë guximin të flasë për kohën e qeverisjes së tij, çfare shkoje mire dhe çfare jo, dhe se si do ta luftojë ai gangrenen e korrupsionit të administratës shtetërore. Si do ta zgjidhë problemin e pronave në Shqipëri? Korrupsioni dhe problemi me  pronësine e tokës jane dy arsyet kryesore të pengesës të investimeve të huaja. Sali Berisha i din këto dhe duhet të dalë me një plan si do të perballet partia demokratike ne qeverisje me këto probleme. Populli me te drejtë kërkon gjera konkrete. Vetëm duke folur për Edi Ramë,n  dhe bëmat e tij, mund të mos jetë e mjaftueshme të tërheqë elektoratin shqipëtarë pas vetes. Populli don alternativa te verteta dhe shprese dhe eshte tejngopur me premtime boshe dhe sharje.

Sali Berisha dhe Partia Demokratike duhet te dalin mbi vetveten dhe të shmangin rutinen elektorale ne zgjedhjet e ardhëshme.  Ato duhet dalin mbi egon përsonale/ individuale dhe ti japin popullit dicka te re.  Dhe ajo dicka e re pse mos te jete propozimi i nje kandidature te re per kryeminister te Shqipërise, dhe ajo kandidature te jete nje intelektual/le  i/e njohur, dhe respektuar nga populli, qe Shqiperia i ka me shumice. Le të jetë ai intelektual një grua, një nënë shqipëtare.  Edhe më mire, në qofte se ajo nëne eshte nje nëne Korcare, Vlonjate,  Gjirokastrite apo Përmetare. Partia Demokratike nuk ështe një parti krahinore dhe veprimet dhe strukturimet organizative duhet ta konsolidojnë ate fakt, për më teper një vendim i tillë pritet te përmiresoje shanset e Partisë Demokratike për fitore. Populli don alternativa të verteta dhe ka një etje të madhe per ti dhënë shresë, dhe shpresa eshte bashkëudhetare e fillimeve te reja të udhëhequra nga tek njerëz te rinj.

Qeverisja e adhëshme duhet të ndalojë rrjedhën për jashtë duke krijuar kushte për investime dhe duke hapur vende të reja pune. Duhet të bashkëpunojnë më ngushtë me emigracionin dhe të stimulojë investimet e tyre në ekonominë shqipëtare. Gjithashtu, qeveria e ardhëshme duhet të ketë një plan kombëtar afatgjatë të bashkkoordinuar me qeverinë e Kosovës, shqipëtaret e Maqedonise, Serbise dhe Malit te zi dhe Greqise  ku të përfshihet mbrojtja fizike e territorit, mbrojtja e gjuhës, kulturës dhe fesë, duke e përgjëruar fene në shqip dhe vetëm nga klerikët shqipëtare. Në kushtet e një eksodi siç edhe po përjetohet, duhet t’i tregohet popullit se, kategorikisht, nuk do të lejohet mbushje e atij boshllëku nga popullsi të tjera, ngado që të vijë një sugjerim i tillë. Qeveria zgjidhet per te mbrojtur sovranitetin e popullit dhe jo per ta tjetersuar atë. Asnjë individ, parti apo qeveri nuk mund ta ketë atë mandat.

Gjithashtu, Sali Berisha nuk i ka tani edhe 20 vjetë ne politike, kështu që ai duhet të jetë sa më demokratik brenda partisë së tij dhe të afrojë njerëz të zotët, njerëz të votueshëm. Le të jetë meritokracia dhe jo besnikëria, kushti kryesor për deputetët dhe ministrat e ardhshëm.

Ne kete bote te komercializimit maksimal, ku perfitimi material duket të kete t’kurrur çdo virtyte dhe ideal, e gjej shume me vend ti kthehemi zanafilles se formimit te shtetit shqipëtare - Rindjes Tone Kombetare. Ishin Rilindasit ata qe te nxitur nga zjarri i dashurise per Atdheun, thuren Lavdine e Tij ne Letrat Shqip. Motivi i tyre ishte “Bërja e Shqipërise”. Ato ja kushtuan Memedheut kohen e tyre, diturine e tyre mençurine dhe mjeshterine e penave te tyre te arta, pa kerkuar dhe pa marr asnje shperblim material, siç e ilustrojnë aq mirë vargjet e Naimit:”Une zjarrit nuk i druhem/ dhe kurre s’dua te shuhem/po te digjem me dëshire/sa të mund t’ju ndrinj me mire.”

Eshte koha që secili prej nesh, çdo shqipëtar veç e veç, dhe të gjithë se bashku, të reflektojmë tek motivi dhe sakrifica e Rilindasve tonë, të reflektojmë tek produkti i punës dhe veprës tyre- Atdheu Yne i Shtrenjtë,  dhe ta bëjme atë tani përpara se të jetë teper vonë.   

ME TE LEXUARAT