Berisha: Rama pagoi 150 mijë euro, New York Times që të shkruante kundër meje!

Demokrati Sali Berisha ka reaguar sërish me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se kreu i qeverisë ka paguar para për të dalë në prestigjozen Nju Jork Times.
Në konferencë për mediat Berisha tha po ashtu se Rama po përdoret nga Xhorxh Soros si "kukull", në dëm të Evropës.
"Edi Rama sot është njeriu më i damkosur. Është kryeministri më i damkosur në Europë si kukull e Xhorxh Sorosit. Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Tajms kundër meje.
Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri.
Dhe se, Edi Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe se akuzat ndaj Sali Berishës janë mirëfilltas politike.
Karma është ashtu siç e do ai vetë. Se një ditë para, artikull i sponsorizuar thoshte. Ky tjetri nuk ishte artikull i sponsorizuar, ky tjetri ishte artikulli i të vërtetave dhe i doli", tha Berisha.


