Regjisorja rrëfen të vërtetën e ndarjes me Aldo Markun! A do të ketë një ribashkim?!

Showbiz

Regjisorja rrëfen të vërtetën e ndarjes me Aldo Markun! A do

Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të këtij edicioni në “Big Brother VIP” ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien që ka sot me të.

Si i ka parë Ana marrëdhëniet e Aldos me të tjerët dhe sidomos me faktorin femëror?

"Aldo në matyrën e tij, marrëdhëniet me faktorin femëror i ka shumë të mira në përgjithësi edhe në jetën reale jo vetëm në Big Brother. Unë mendoj që Aldo raportet më të mira në shtëpi i ka me vajzat. Mendoj që kjo është edhe në jetën reale.

Marrëdhënia që ka me Danjën është shumë interesante dhe mua më pëlqen. E shoh edhe Danjën si karakter shumë të rëndësishëm në shtëpi", tha Ana. 

Pavarësisht ndarjes së tyre dhe vendimit që ata kanë marrë të dy së bashku, mendon Ana se mund të ketë një rikthim?

"Përderisa është marrë një vendim do të thotë që arsyet kundër kanë patur një peshë. Jo se mund të kenë qenë më shumë por kanë patur një peshë. Kanë qenë një faktor i rëndësishëm por arsyeja pse ne kemi një marrëdhënie kaq të mirë është që në botëkuptimin tim në një moment që ti bëhesh familje me dikë, unë dhe Aldo jemi bërë familje dhe kjo është përjetë.

Unë, Aldo dhe Akira do të jemi përjetë një familje.

pavarësisht se ne nuk jemi burrë dhe grua dhe nuk jemi të martuar, do të jemi gjithmonë një familje", shtoi Ana në TAR. 

 

 

 

ME TE LEXUARAT