Berisha: Rama mori peng Lulzim Bashën me dosjen për financimet ruse

Politikë

Berisha: Rama mori peng Lulzim Bashën me dosjen për financimet ruse

Sali Berisha ka thene nga Roma se Lulzim Basha eshte shantazhuar nga Edi Rama me dosjen e financimeve ruse.

Pjese nga diskutimi i Berishes: 

Edi Rama haptas para të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë botës, ka dhunuar votën e lirë të të gjithë shqiptarëve me të gjithë mekanizmat.

Me patronazhistët si e vjetër e kohës së diktaturës. Me përdorimin e të gjitha institucioneve shtetërore në funksion të partisë shtet në zgjedhje.

Me skuqjen e rrugëve nga bandat duke vrarë njerëz dhe duke shpërndarë miliona lekë për të blerë votat. Këto janë të faktuara.

E faktuar është se ai Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjen për financimet siç ka thënë vetë në mars 2018, financime ruse, pasi ishte zotuar para shqiptarëve se do ti shkonte deri në fund hetimit, përdori hetimin për të marrë peng kreun e opozitës.

ME TE LEXUARAT