Zjarri djeg banesën në Pogradec, shpëton familja
Lajmifundit
/
18 Shtator 2022, 18:10
Aktualitet

Një banesë është përfshirë nga flakët në Pogradec, pikërisht në fshatin Slabinjë të njësisë Proptisht.
Sipas të dhënave paraprake nuk ka të lënduar në njerëz nga 4 anëtarët e familjes që jetonin në të.
Drejt zonës është nisur zjarrfikësja për të shuar zjarrin ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, nderkohe qe grupi i hetimit ndodhet ne vengjarje dhe ka nisur punen per zbardhjen e shkakut te flakeve.


