Berisha për demokratët që mbetën jashtë listave: E di që janë mërzitur, por zgjedhjet janë betejë!
Sali Berisha ka folur jashtë selisë pasi vulosi listën për kandidatët që do të garojnë më 11 maj, për të fituar postin e deputetëve.
Berisha u shpreh se deputetët e lënë jashtë liste nuk duhet të mërzitet pasi kjo është një betejë normale.
"Kjo është një betejë dhe është shumë normale që ata cilët kanë prit me qenë në listë të mbyllur dhe kanë qenë në listë të hapur të jenë të mërzitur, të jenë zemërthyer, por unë i garantoj se secili prej tyre do doja të ishte në listë të mbyllur.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por ajo aq ishte nga ana tjetër ajo çka duhet tu kujtoj një fushatë elektorale dhe zgjeshje janë betejë në luftën e gjatë të një politikani që duhet të qëndroje i pamposhtuar në betejë.
Në radhë të parë në respekt të investimit që ka bërë gjerë në atë moment dhe në interesin e karrierës dhe PD", tha Berisha.