Doli i pari tek Primaret, Ilir Krosi braktis Berishën! Nuk i bashkohet procesit të listave!

Politikë

Doli i pari tek Primaret, Ilir Krosi braktis Berishën! Nuk i bashkohet

Ilir krosi, i cili doli i pari në Primaret e Dibrës është tërhequr nga gara për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës kryesoi në procesin e Primareve me 578 vota, më pas ndiqej nga Denisa Vata e cila siguroi 69 vota dhe Basir Çollaku me 247 vota.

Para se të dorëzohet lista e plotë në Kqz, disa demokratë kanë hequr dorë nga gara. Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Po ashtu Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian u tërhoq sot nga koalicioni me Partinë Demokratike, për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste.

Si dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kavajë, Hysen Kadiu është tërhequr për të garuar si deputet në Qarkun e Tiranës. Kadiu edhe pse doli si me i votuari në Primarët e selisë thekson se kishte rënë dakord të ishte në listën e mbyllur por gjërat ndryshuan.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion