Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Politikë

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë “detyrim

Kryedemokrati Sali Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik.

Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Sali Berisha. Ua lashë aty!


Berisha: Çfarë kishte në sallat dhe korridoret e SKAPIT, takova redaktorin, që është një person që mediat e censuruara, mediat dëshmuan se Lal Vjedhësi në telefonatat e tij të panumërta jepte të vëllait porosi për Mero Bazen, Bolinon, Yzeririn, në udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë, për këtë çështje do pyetet redaktori, nuk do të dalë pa u pyet, redaktori ishte Edi Rama.

Natën i ndërsente kundër Skap, ditën sulmonte Etjenin se guxonte të sulmonte skap, statuset janë të gjitha të redaktuara nga redaktori, kishte vënë para një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit, ti ke të tuat, epo të miat nuk më mbushin tha. Është i poseduar, çdo mëngjes fillon me mustaqet e mbaron me çfarë e dini vetë. Vijojmë me personazhin më të inkriminuar pas Edi Ramës dhe ky është Taulant Begojaris.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion