Berisha në ‘listën e zezë’ të DASH, grupimi ‘Për PD’ do kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve brenda partisë

Politikë

Berisha në ‘listën e zezë’ të DASH, grupimi

Mësohet se grupi më kritik ndaj kreut të PD Lulzim Basha, grupimi ‘Për PD’ për shkak të situatës ku ndodhet Partia Demokratike do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë të planifikuara më 13 qershor. Burime bëjnë me dije se ndërkohë grupi për PD do të propozojë dy emra për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. 

Sot ose nesër 'Grupi për PD" pritet të dalë edhe me një deklaratë për shtyp, ndërkohë që nesër do të depozitojnë pranë selisë blu zyrtarisht dy kandidaturat. Propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve vjen për shkak të shpalljes së Sali Berishës në listën e zezë të DASH, e cila ka krijuar një situatë jo të qetë në rradhët e PD.

Në një intevistë 3 ditë më parë, anëtari i grupimit 'Për PD-në', Bislim Ahmetaj, ka thënë si kandidaturë për kryetar të PD vetë ai është për zonjën Edith Harxhi, por flitet që kandidati tjetër mund të jetë dhe ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi. Ndërkohë që deri më tani ka bërë publike kandidaturën e tij përballë Bashës, anëtari i kryesisë së PD Fatbardh Kadilli. Afati përfundimtar për dorëzimin e kandidaturave është kjo e shtunë, ndërsa të dielën kryesia pritet të miratojë kandidatët e propozuar për kreun e PD.

Sipas grupit për PD të gjitha partitë politike në Shqipëri  kanë nevojë për një reformë serioze pasi sipas tyre edhe PD nëse ka në krye Bashën nuk do të prodhojnë politikë serioze. I pari që e kërkoi dorëheqjen e Bashës  ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani duke u pasuar nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë.  

ME TE LEXUARAT