Britania e Madhe nuk humb kohë, nis provën klinike për vaksinën përforcuese anti- Covid

Bota

Britania e Madhe nuk humb kohë, nis provën klinike për

Qeveria britanike ka njoftuar se ka nisur prova e parë klinike në botë për të parë nëse një dozë përforcuese e vaksinës mund të mbrojë njerëzit kundër COVID-19 dhe varianteve të tij. Mësohet se 7 vaksina ekzistuese do të testohen në provën Cov-Boost, për të parë se cilat prej tyre mund të përdoren në çdo program të vaksinimit të ardhshëm të vjeshtës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 2 886 persona të moshës 30 vjeç e më lart po rekrutohen në 18 qendra të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) nga Londra në Glasgoë, me vaksinat e para përforcuese që do të administrohen në fillim të qershorit.

Ndërkohë, shkencëtarët dëshirojnë që të regjistrohen personat që morën dozën e tyre të parë të Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca në dhjetor ose janar dhe shpresojnë që personat e moshës 75 vjeç e lart të paraqiten gjithashtu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion