Berisha me kokore minatori në Bulqizë: Rama erdhi te ju me Lambon e Noizyt, pagën do t`jua bëjmë 1 mijë euro

Politikë

Berisha me kokore minatori në Bulqizë: Rama erdhi te ju me Lambon e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shfaqur me kokoren e minatorit në Bulqizë gjatë takimit elektoral.

“Tju bëj një pyetje, çfarë i hyn në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborgini i Noizyt.

Më thoni ju mua, çfarë ju sjell minatorëve Lamborgini i Noizyt.

Sot ai në Devoll tha Berishën e ja rrjedhur mosha, unë i them t’i je i trembur.

Ti bën si rrjedhur, hajde këtu në sallë të dalim para këtyre burrave, po ta mbajti hajde këtu, mos dil me Lamborginin e Noizyt.

Dëgjoji këta njëherë çfarë sakrifice bëjnë”-u shpreh Berisha.

“Unë vij sot tek ju edhe me një ndjenjë të fortë përgjegjësie. Në fakt, edhe me një ndjesë reale për padrejtësitë që janë bërë ndaj jush. Shoqëria shqiptare, shteti shqiptar kanë qenë të padrejtë ndaj minatorëve të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë”, thotë Berisha

Pas ndjesës, Berisha u premtoi minatorëve miratimin e statusit të tyre.

“Kjo do të thotë se në 100 ditët e para do të firmoset dhe do të zbatohet statusi i minatorit. Kjo do të thotë se do të parashikohet një rrogë minimale prej 1 mijë euro. Minimalja!

Do të mbrojmë shëndetin e minatorëve! Renta minerare do t’i mbetet komunitetit lokal”, shton kryedemokrati.

Më herët, Berisha ishte në Burrel, ku pati një mesazh edhe për kundërshtarin politik.

“Çfarë e do Edi Rama mandatin? Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga krimet e tij monstruoze që ka kryer ndaj shqiptarëve.

Por unë jam këtu, unë jam Sali Berisha. Dhe unë ju jap fjalën juve, matjanëve dhe të gjithë shqiptarëve, se ai kurrë nuk do të shpëtojë. Ai do të përgjigjet një më një për gjithçka që ka bërë.”

ME TE LEXUARAT