Berisha: Mbështesim fuqishëm protestën, kush më krahason me Ramën, i shërben vetëm qeverisë

Politikë

Berisha: Mbështesim fuqishëm protestën, kush më krahason me

Ne daljen e tij publike diten e sotme Sali Berisha ka folur edhe per protesten qe po mbahet ne Tirane prej mese nje muaji me thirrjet kunder tij dhe Edi Rames. 

Sali Berisha: Partia Demokratike ishte në protesta periodike, ciklike.
Domethënë, ne, me datën 8 qershor do të thërrisnim protestën e radhës.
Por ndodhi kjo protestë rinore qytetare dhe ne nuk donim të bënim karshillëk. Kjo ishte protestë jo e thirrur nga ne. Por kjo protestë, siç e keni konstatuar dhe ju, në formulimin e kërkesave, formuloi që në fillim pesë kërkesa kryesore, të cilat janë 100% kërkesat tona.
Ne kemi kërkuar me protesta dhe në të gjitha format largimin e Edi Ramës dhe qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet.

Kemi kundërshtuar me forcën më të madhe të gjitha ligjet që cenojnë trashëgiminë kulturore dhe i kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese.
Kemi kundërshtuar me forcën më të madhe të gjitha ligjet që dëmtojnë mjedisin dhe i kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese.
Kemi kundërshtuar disa herë ligjin e korporatës së investimeve dhe ligje të tjera të klientelës të Edi Ramës.

Ndaj dhe ne mbështesim fuqishëm protestën.
Pavarësisht, ju keni dëgjuar në protestë, hidhen slogane kundra nesh. Këto janë slogane të opozitës së opozitës, e cila është një vegël e verbër e qeverisë, dhe ju garantoj që nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet në çdo rast të ndihmojë Edi Ramën.
Sepse, të krahasosh të pakrahasueshmet, ti punon kundër vetes tënde.
Po marrim vetëm disa nga momentet.

Sali Berisha, thonë, ka qenë në pushtet 30 vite. Kam qenë në pushtet 13 vite. Kam qenë opozitë dhe jashtë politikës të gjithë kohën tjetër. Por prit, gjatë këtyre viteve është votuar si kryetar partie për të paktën minimumi pesë ose gjashtë herë. Gjatë këtyre viteve, deri në vitin 2013 kur është larguar nga pushteti, kanë ndodhur katër rotacione politike. Nuk po merrem me të tjerat.

Banoj në një apartament 40 metra më të madh sesa ai që kam pasur në diktaturë. U bënë dy vetinge, më të fuqishmet që i janë bërë ndonjë njeriu. Njëri nga armiqtë e mi më të egër, Dumani i Edi Ramës dhe tjetri veting ndërkombëtar për shkaqe të njohura tani. Që të dyja, nxorën se Sali Berisha kishte gjithsej apartamentin e tij dhe 100 mijë euro kursime të punës 54-vjeçare bashkë me bashkëshorten e tij dhe se fëmijët e tij nuk kishin shkelur ndonjëherë ligjin.
Pra, ata që bëjnë këto krahasime, krahasojnë të pakrahasueshmet dhe i shërbejnë vetëm qeverisë.

Ndaj dhe ne vendosëm, që pavarësisht nga këto, anëtarët dhe mbështetësit tanë të marrin pjesë masivisht në protestë.
Ndaj dhe ne, pavarësisht nga këto, ne nuk polemizojmë, ne i dimë se kush janë. I dimë dhe mënyrën se si organizohen, s'ka rëndësi fare, ne nuk polemizojmë me ta sepse nuk duam të shpërqendrojmë vëmendjen nga kjo protestë madhështore.

Dhe pavarësisht nga kjo, ne kemi bërë avokatinë ndërkombëtare më të fuqishme që mund t'i ketë bërë njeri dhe janë miratuar rezoluta nga Partia Popullore Europiane, që është partia më e fuqishme politike që qeveris Europën, në mbështetje të protestës dhe do ta bëjmë këtë sepse e konsiderojmë atë lëvizjen rinore, qytetare më madhështore, më të fuqishme, më të rëndësishme të 35 viteve pas asaj që përmbysi diktaturën komuniste.
Kjo lëvizje po përballet, po përballet me më të keqen e diktaturave, diktaturën e banditëve, diktaturën e padrinos. Ndaj edhe çdo shqiptar duhet ta mbështesë pa asnjë rezervë.

ME TE LEXUARAT