Berisha: Kur të vijmë në pushtet do të ndërtojmë qindra HEC, furnizues energjie!

Politikë

Berisha: Kur të vijmë në pushtet do të ndërtojmë

Kreu i PD Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët ka folur për reformat që do të sjellë në vend nëse fiton zgjedhjet më 11 maj. Berisha ka deklaruar se një nga politikat do të jetë shfrytëzimi i burimeve ujore për ndërtimin e HEC-ce për tu kthyer në eksportues i fuqishëm.

"Pra, ne u rikthehemi për një Shqipëri Madhështore të gjitha burimeve që kemi. Përsëri kemi burime të shumta ujore të pashfrytëzuara, të mëdha sepse ndaloi ritmi. Jo, ne do rikthehemi ndërtimit hidrocentraleve të mëdha, të mesme, të vogla dhe shumë të vogla. Me praktikat më të shpejta, më të leverdishme. Ne kemi një platformë që të mundësojmë të kreditojmë, të financojmë ndërtimin e qindra e qindra HEC-eve e në mos më shumë. Ne kemi një platformë në të cilën ne do inkurajojmë sektorin privat të investojë me përparësi në burimet ujore, eolike, diellore të vendit.

Por, ne do nxisim prodhimin e energjisë nga gazi, termocentralet. Shqipëria duhet të jetë një eksportues i fuqishëm energjie dhe jo burimet e saj të pashterrshme të atë mos marrin vlerën që meritojnë. Ka një vend, mund të jenë shumë, por një di unë, që i furnizon qytetarët e saj me ujë falas.

Pas Austrisë, Shqipëria nuk po them të japë energjinë falas, por mund ta japë absolutisht me çmimet më të arsyeshme që mund ta japë një vend tjetër. Kaskada është një mrekulli e vërteta. Kaskada jep mundësi, që në qoftë se e përdor jo për ta vjedhur siç bëjnë këta, kanë krijuar kompanitë e tyre që ua shesin energjinë dhe pastaj ato dalin e shesin me çmimin e bursës", tha Berisha.

ME TE LEXUARAT