Berisha kujtohet për "gardën e vjetër": Basha ka bërë pushkatime, ka hequr njerëz që kishin një jetë në PD

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Syri Tv, u pyet nëse është bërë Basha satelit i Ramës me vendimin e marrë së fundmi. Duke theksuar se ka mundësi që një gjë e tillë të jetë e mundur, Berisha u rikthye pas në kohë, duke përmendur largimet e bujshme të ish-gardës së vjetër së PD-së, ku mund të përmendim figura si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, duke i cilësuar si pushkatime të vitit 2017.
“Nëse Basha hyn në një skenar, në të cilin Rama është 100 përqind i sigurt. Skenari është që të bazohet në raporte të hetimeve antikorrupsion të qeverisë. Me këtë mekanizëm që them, mund të shkatërrosh çdo opozitë në botë. Të thotë kryeministri ty dhe ti merr vendimin.
Kundërshtari im më i madh është Edi Rama dhe e konsideroj fatkeqësi kombëtare. Unë do nis foltoret me simpantizantë dhe drejtues të Partisë Demokratike. Më 2017, Basha ka hequr njerëz që kishin një jetë në PD, që nuk kishin dosje të zeza dhe kjo ishte pushkatim me pritë. I kam thënë se me këtë që ke bërë, iu ke dhënë të drejtën që të bëjnë gjithçka ndaj teje”, deklaroi Berisha.

