Rikthim si lider i PD-së? Berisha me deklaratë të fortë: Unë e mund sërish Ramën, Basha kurrë

Politikë

Rikthim si lider i PD-së? Berisha me deklaratë të fortë:

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në në Syri Tv, deklaroi se ai vetë e mund Ramën, kurse Basha jo.

“A e mund dot Sali Berisha Edi Ramën?! Unë po çuditem si e pyet. Jashtë çdo lloj diskutimi. Po si fitoi kundër Berishës, Rama?! U përpoq gjithë kohën me fushata negative dhe dështoi, ai që drejtonte fushatat e Ramës ishte gjeniu i fushatave negative.

PD është në pikën më kritike të saj. Partia Demokratike numëron sot 74 mijë vota më pak se më 2013-tën dhe është alarmuese kjo për demokratët. Nëse Rama qeveris në këtë mënyrë, përgjegjësia është edhe e jona.

Unë e mund Ramën, Basha jo. PD ka mbi të gjitha interesin kombëtar, ka reaguar për Kosovën dhe Open Balkan, që janë kryesisht antikombëtar. Një opozitë sovrane mund të fitojë zgjedhjet kurdo, por një opozitë josovrane nuk fiton kurrë zgjedhjet”, deklaroi Berisha.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion