“Berisha gaboi rëndë!”, Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

Politikë

“Berisha gaboi rëndë!”, Leskaj kundër zgjedhjes

Partia Demokratike zgjodhi drejtuesit e grupit në Parlament. Sali Berisha konfirmoi si nënkryetar Kuvendi u konfirmua Agron Gjekmarkaj. Ndërsa Gazment Bardhi u konfirmua kryetar i grupit parlamentar të PD-së ku i vetmi që votoi kundër ishte Bujar Leskaj.

“Detyrën e ka bërë shumë mirë, por mendoj se Sali Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë për mendimin tim”, tha Leskaj, në reagim për mediat.

I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.  

Përveç Bardhit si kryetar i grupit, PD zgjodhi si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Sekretare e grupit është emëruar Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion