“Toma ia mbathi se do e kapte SPAK”, Doshi i përgjigjet Berishës: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës!

Politikë

“Toma ia mbathi se do e kapte SPAK”, Doshi i përgjigjet

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e nisi këtë të premte me një postim në Facebook, ku shkruante se kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ishte larguar nga Shqipëria.

Sipas Berishës, Doshi ishte urdhëruar që t’ia mbathte pasi kishte mësuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga SPAK.

“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.

Reagimi i Berishës erdhi tre ditë pasi kreu i PSD u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, 7 muaj pas paraqitjes së tij të parë, ku u pyet për rreth 90 minuta.

Kreu i PSD Tom Doshi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, Doshi shpërndan një foto duke shkruar se: “Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash”.

Pas kësaj Sali Berisha fshiu menjëherë postimin e tij në FB.

Tom Doshi: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion