Berisha del nga SPAK, zbulon çfarë mesazhi i la Altin Dumanit

Politikë

Berisha del nga SPAK, zbulon çfarë mesazhi i la Altin Dumanit

Pasi doli nga ambientet e SPAK, ku u paraqit mëngjesin e sotëm në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha tregoi për gazetarët se i la një mesazh kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.

Berisha: Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik.

Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Ua lashë aty!

Më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv lidhur me çështjen “Partizani”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion