“Berisha, Berisha”, mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve, ish-kryeministri mbërrin në selinë e PD-së pas 1 viti

Politikë
“Berisha, Berisha”, mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve,


Sali Berisha pas 11 muajsh ka shkelur sërish në selinë e Partisë Demokratike. Kjo pasi sot iu hoq arresti shtëpiak në lidhje me dosjen “Partizani”.

Qindra simpatizantë me flamurin e  PD dhe atë kombëtar janë mbledhur jashtë selisë blu, ku mes brohoritjes kanë pritur kreun e PD-së, Sali Berisha.

“Berisha, Berisha, Berisha”, kanë thirrur simpatizantët.

Lideri demokrat ndodhej në "Arrest në shtëpi" prej 30 Dhjetorit 2023, kur Gjykata e Posaçme vendosi t'i kufizonte Sali Berishës lirinë, në kushtet kur ai nuk pranoi të paraqitej vullnetarisht përpara togave të zeza për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani". Sot ai është lënë i lirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion