Berisha bën deklaratën e fortë: Engjell Agaçi është arratisur, Rama i dha urdhër të largohet!

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në Facebook duke thënë se Engjell Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë është arratisur.
Sipas tij, Agaçi është larguar me lejen e kreut të qeverisë pasi është mësuar se do të arrestohet.
"Don Agaçio arratiset! Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!
Si je Doktor!
Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten. Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta", shkruan Berisha.


