A e përdori Yuri Kim lobimin te McGonigal për të mbuluar gënjeshtrat e saj? Berisha: SHBA të...

Politikë

A e përdori Yuri Kim lobimin te McGonigal për të mbuluar

Berisha ka reaguar perseri mbi ceshtjen e lobimit te McGonial.

Hetimi do të jetë kompleks. Oleg Deripaska ka arritur gjer në statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Kjo është e vërteta.

Përveç të tjerash gjithçka do të hetohet. Dhe këtu ne nuk heqim dorë.
Lidhur me zonjën Kim, dihet botërisht qëndrimi im ndaj saj dhe i saj ndaj meje.

Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë në SHBA të bëjë hetimin e përgjithshëm.

La vetëm një deklaratë, të cilën nëse u kujtohet, unë i jam përgjigjur flakë për flakë.

Në një nga intervistat e saj, ajo shprehet se ka bërë hetime edhe FBI.

Në këtë intervistë, ajo tha atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani që del lobimi i McGonigal, tani e din ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e saj ndaj qeverisë amerikane për personin tim, unë ia la për hetim drejtësisë së SHBA.

Ajo është qytetare e atij vendi mik dhe ata do e shqyrtojnë këtë punë.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

 

ME TE LEXUARAT