Beqaj flet pasi del nga SPAK: Duhet të ma ndajnë, jam person në hetim apo…

Politikë

Beqaj flet pasi del nga SPAK: Duhet të ma ndajnë, jam person në

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur për gazetarët pas daljes së tij nga ambientet e SPAK ditën e sotme, teksa është pyetur për vijimin e hetimeve dhe detaje të tjera lidhur me çështjen e “Sterilizimit”.

I pyetur nëse do të pranojë verdiktin përfundimtar të SPAK javën tjetër për Sterilizimin, ai u shpreh se beson se e drejta e tij do të përballet në gjykatë dhe jo në prokurori.

Sa i përket akteve hetimore për të cilat SPAK ka vendosur një shumë prej 120 mijë lekësh për t’i tërhequr, ish-ministri tha se kur ka kërkuar aktet i është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta.

Ai tha se duhet “të ndahet” nëse është person në hetim apo palë e tretë lidhur me këtë rast.

GJKKO me kerkese te prokurorise, ka vendosur ndaj Beqajt masen detyrim paraqitje per ceshtjen e sterilizimit, nderkohe qe ka urdheruar arrestimin e ish zv.ministrit te Shendetesise Klodian Rrjepaj dhe arrestimin e biznesmenit fitues te koncesionit, Ilir Rrapaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion