Belinda dhe Bushati më të votuarit, nga Xhafaj tek Shalsi, emrat që ngelën jashtë Kryesisë së PS

Politikë

Belinda dhe Bushati më të votuarit, nga Xhafaj tek Shalsi, emrat

Belinda Balluku dhe Ditmir Bushati janë dy anëtarët më të votuar për Kryesinë e PS. Asambleja e Partisë Socialiste pas votimit ka zgjedhur 6 gratë për Kryesinë e PS.

Besimin e socialistëve nga 10 gra kandidate e kanë marrë Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli. Kandidatet që nuk fitojnë garën për Kryesinë e PS janë Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla.

Ndërkohë nga radhët e burrave jashtë garës kanë mbetur Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo, Eduard Shalsi. Ndërkohë fitues janë Pandeli Majko, Erion Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi. Nga radhët e fituesve vihet re se Ditmir Bushati është më i votuari nga socialistët duke marrë 204 vota.

Lista e Grave:
Fiton:
Belinda Balluku 207 vota
Blerina Gjylameti 199 vota
Evis Kushi 183 vota
Mimi Kodheli 179 vota
Ogerta Manastirliu 204 vota
Olta Xhaçka 180 vota


Nuk Fiton:
Almira Xhembulla 94 vota
Ermonale Felaj 117 vota
Klotilda Ferhati 114 vota
Milva Ikonomi 175 vota

Lista e Burrave:

Fiton:
Arben Pëllumbi 203 vota
Armando Subashi 177 vota
Ditmir Bushati 204 vota
Erjon Braçe 174 vota
Ilir Beqja 173 vota
Pandeli Majko 198 vota

Nuk Fiton:
Eduart Shalësi 116 vota
Ervin Demo 98 vota
Fatmir Xhafaj 137 vota
Pjerin Ndreu 166 vota

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion