Beleri u dënua me dy vite burg, vëllai i tij: Komplot i përgatitur që në fillim

Politikë

Beleri u dënua me dy vite burg, vëllai i tij: Komplot i

Gjykata e Posaçme dënoi këtë të martë me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, për korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023-it.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe vëllai i Belerit. Leonardo Beleri, hedh dyshimet për një komplot të përgatitur me dëshmi të rreme.

Ai shton se do e apelojnë vendimin e Prokurorisë së Posaçme. Lufta jonë vazhdon tha më tej vëllai i Fredi Belerit.

“Dëshmitë e rreme , komploti ishte përgatitur që në fillim për të penguar kryetarin e Bashkisë Himarë të menaxhonte Bashkinë. Do të apelojmë, lufta vazhdon. Lufta jonë do të vazhdojë , hapi tjetër është apelimi i vendimit të gjykatës”, tha vëllai i Fredi Belerit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion