Yuri Kim urim për ditëlindjen e Skënderbeut: Për guximin e tij flet e gjithë bota

Politikë

Yuri Kim urim për ditëlindjen e Skënderbeut: Për guximin e

Sot në 6 maj është ditëlindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili për herë të parë e pa dritën e diellit në vitin e largët 1405.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në rrjete sociale statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.

Ajo shkruan se ai e mbrojti me çdo kush popullin e tij dhe për guximin e pashoq u nderua në të gjithë botën, madje edhe në SHBA.

“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405.

Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan.

Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion