Bashës i ndërpresin energjinë elektrike në Don Bosko: Duroni që errësira të kthehet në ndriçim

Politikë

Bashës i ndërpresin energjinë elektrike në Don Bosko: Duroni

Turi elektoral i Partisë Demokratike vijoi këtë të enjte me Njësinë numër 11, në kryeqytet.

Lulzim Basha, teksa tentoi të fliste para qytetarëve të pranishëm, të cilët ishin të shumtë në numër, nuk kishte mikrofon, për shkak se në zonë mungonte energjia elektrike.

Ai tha, se Shqipëria është lënë në errësirë këto 8 vite, e mjaftojnë 10 ditë sipas tij që të ndodhë ndryshimi e të ndriçohet vendi.

“Dua t’i falenderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, nuk kam mikrofon, sepse më thonë s’ka drita.

Siç e kanë lënë 8 vite në errësirë Shqipërinë, por edhe 10 ditë, energjia për ndryshim do e ndriçojë vendin. Bashkë për ndryshim Shqipëria fiton”, theksoi Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion