Basha vizitoi Baba Mondin për Fitër Bajram, Spahiu zbulon gafën e kryedemokratit: I ka marrë Zoti mendjen...

Politikë

Basha vizitoi Baba Mondin për Fitër Bajram, Spahiu zbulon gafën e

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit ngatërroi festën e Sulltan Novruzit me atë të Fitër Bajramit, duke shkuar ditën e sotme për urim te Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi.

Spahiu thotë se priste që Basha të shkonte në Vatikan te Papa me dy kokrra vezë për të festuar Pashkët, teksa e ironizon me një shprehje të popullit: “I ka marrë Zoti mendjen, prandaj hapi rrugë budallait”.

Ironia e Spahiut vazhdon edhe më tej, pasi thotë se Baba Mondi do ia ketë hequr magjinë e keqe Bashës me fije leshi ose me sheqer.

Postimi i Kreshnik Spahiut:

LIVE / SAPO NDODHI: Mediat kanë shpërthyer me tallje sepse Lulzim Basha ngatrroi Bajramin me Ditën e Ashures dhe shkoi për urrim tek Teqeja Baba Mondit. Në fakt unë prisja të shkonte në Vatikan, tek Papa me dy kokrra vezë, për të festuar Pashkët për Ringjallje.

Populli thotë: “I ka marr Zoti mendjen, prandaj hapi rrugë budallait” Gjithsesi Baba Mondi do ja ketë hequr magjinë e keqe me fije leshi ose me sheqer

ME TE LEXUARAT