"Basha të flasë nëse Berisha e ka shantazhuar", Nishani i sfidon dy ish-krerët e PD

Politikë

"Basha të flasë nëse Berisha e ka shantazhuar", Nishani

Në mbledhjen e sotme të “Grupi për PD”, ish-presidenti Bujar Nishani e konsideroi hipokrit qëndrimin e Lulzim Bashës pas shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA-të.

Ai tha se kryedemokrati duhet të tregojë ndikimin që Berisha ka pasur tek ai.

Për Nishanin, Berisha ka konstatuar modelin e ndershmërisë dhe institucionalizimit.

“Ajo që unë do të shtoj ka të bëjë më reagimin tim ndaj një qëndrimi të zotit Basha. Ne kemi të drejtën për të kërkuar transparencë.

Vetë Basha duhet ta bëjë tranparencën para shqiptareve. Ka që nga vitit 2013 që në opinion ka pasur diskutim që ai është i ndikuar dhe trysnuar nga Berisha.

Ai nuk e ka mohuar kurrë këtë. Ai duhet të dalë sot para demokratëve dhe para shqiptarëve dhe të tregojë a është ndikuar dhe shantazhuar nga Berisha", eshte shprehur ish presidenti.

Sipas Nishanit, Basha i detyrohet opinionit publik dhe demokratëve.

ME TE LEXUARAT