Edhe Kosova pjesë e Eurovisionit, qytetari nis peticioni për të realizuar ëndrrën

Kosovë&Rajon

Edhe Kosova pjesë e Eurovisionit, qytetari nis peticioni për të

Ka vite që Transmetuesi Publik i Kosovës tenton të bëhet pjesë e organizatës evropiane të transmetuesve. RTK për vite me radhë e zhvilloi betejën e vetme me shtetin e Serbisë dhe Rusisë. Pas shumë viteve të përpjekjeve të vazhdueshme së paku ata kanë arritur ta fusim në agjendë ndryshimin e statutit ku do t’i mundësohej RTK-së të ishte pjesë e kësaj organizate dhe me këtë edhe Kosova mund të përfaqësohej në Festivalin të Eurosongut, por gjithçka ka mbetur pezull pasi që në luftën kundër kësaj kërkese nga Kosova u angazhua direkt Qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë.

Tashmë është marr hapi i radhës dhe këtë e ka bërë Albert Limani. Duke e parë ndikimin pozitiv të peticioneve, Limani ka nisur një të tillë përmes të cilit kërkon pranimin e Kosovës në Eurovision.

Nismëtari i këtij peticioni kërkon mbështetjen e qytetarëve të cilët duke nënshkruar këtë peticion ndihmojnë në arritjen e qëllimit, dërgimit të Kosovës në Eurovision 2022.

“Eurovisioni mbaroi për këtë vit, por jo edhe angazhimi jonë për ta quar Kosovën vitin e ardhshëm në Itali.

Duke vlerësuar rëndësinë e zërit të qytetarëve, kërkojmë nga ju që të na mbështesni duke nënshkruar këtë peticion i cili ka për qëllim ta dërgojë Kosovën në Eurovision 2022.

Kosova tashmë është pjesë e organizatave të mëdha dhe është koha që edhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) t’i hapë dyert për Kosovën (RTK)”, thuhet në njoftim./gazetaexpres

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion