Vula te Berisha, Basha përfundon takimin me mbështetësit: Vendim i padrejtë, po shqyrtojmë rekursin!

Politikë

Vula te Berisha, Basha përfundon takimin me mbështetësit: Vendim

Pas përfundimit të mbledhjes edhe me Kolegjin, Lulzim Basha foli shkurt para mediave.

“Nuk ka dhe nuk ka pasur një bashkëpunim me Ramën, ai e ka kuptuar që kundërshtar të parë serioz ka pasur Lulzim Bashën.

Një gjë po u them, partneriteti ynë është me qytetarët”, theksoi Basha. 

Sipas tij beteja, do te vazhdoje me regjimin e Edi Rames. 

Ne hyrje te takimit, Basha deklaroi se me demokratet nuk e lidh as logoja dhe as vula.

Deklarata e Bashes pas mbledhjes

Nuk ka dhe nuk ka pasur një bashkëpunim me Ramën, ai e ka kuptuar që kundërshtar të parë serioz ka pasur Lulzim Bashën. Një gjë po u them, partneriteti ynë është me qytetarët. Është standard, jo retorikë. Në takime tona, ka një ndjesi të përligjur të padrejtësisë së tyre.

Nuk i trembem asgjëje fiktive, logo vula dhe as karrigia nuk të bëjnë demokrat më të mirë. Të bën përballja me korrupsionin, me keqqeverisjes.

Po konsiderojmë rekursin, ka një vendim juridik që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar.

Angazhimi ynë është për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri që meriton më shumë. Strukturat janë në një mendje, për Shqipërinë më të mirë dhe jo për orekse personale”, tha ai.

ME TE LEXUARAT