Basha nga Elbasani: Rama zbrazi Shqipërinë, e sheh si pronën e tij

Politikë

Basha nga Elbasani: Rama zbrazi Shqipërinë, e sheh si pronën e

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i foli demokratëve nga Elbasani duke theksuar se Rama e sheh Shqipërinë si pronën e tij dhe e trajton në atë mënyrë duke mos marrë në konsideratë ligjet dhe interesat e qytetarëve.

Sipas kreut të PD, Rilindjes i mjaftuan 11 vite qeverisje nga Rilindja që vendi të zbrazej.

Sipas tij, qeveria e Ramës është më e korruptuara në 34 vite demokraci.

“Qeverisja është kthyer në teatër, ku kemi një aktor të vetëm, që Shqipërinë e sheh si pronën e tij. Vetëm i zoti i shfaqjes merr kënaqësi, jo shqiptarët. Universitetet janë boshatisur nga studentët. Elbasani është braktisur, edhe Korça, edhe Shkodra e qytetet e tjera.

 11 vjet pas ardhjes së Ramës në pushtet, Shqipëria u zbraz. Shqiptarët largohen për bukën e gojës dhe për përgjegjësinë që ndjejnë për familjen që duan të krijojnë. Kjo është qeveria më e korruptuar e 34 viteve”, tha Basha.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion