Aksident në Delvinë-Kardhiq, humb jetën 53-vjeçari, ishte pjesë e një grupi motoçiklistësh

Aktualitet

Aksident në Delvinë-Kardhiq, humb jetën 53-vjeçari, ishte

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq.

Ka qenë një grup motoristësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga. Si pasojë e rënies së motorit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç.

Ai ishte pjesë e një grupi motoçiklistësh që po eksploronin rivierën.

Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot e mundur shpëtimi i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion