Makina merr përpara motorin e policisë në Rinas, plagoset efektivi

Aktualitet

Makina merr përpara motorin e policisë në Rinas, plagoset

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në  kthesën e Rinasit. Mjeti me drejtues M. Zh., është përplasur me motorin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime efektivi i cili pas marrjes së mjekimit ka dalë nga spitali.


“Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion