Bardhi pas seancës plenare: Rama një frikacak që vuri Gardën kundër deputetëve të opozitës

Politikë

Bardhi pas seancës plenare: Rama një frikacak që vuri Gardën

Edhe pse e nisi pa deputetët e opozitës seancën e parlamentit, Lindita Nikolla e ka mbyllur atë sapo disa prej deputetët demokratë janë futur në sallë.

Fillimisht deputetët e opozitës janë bllokuar për më shumë se 30 minuta në derën hyrëse të parlamentit, dhe më pas ata të paktë që u futën brenda, u bllokua nga Garda e cila ishte bërë gardh.

Pas kësaj, kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se deputetët e opozitës u ndaluan të futen në Parlament me një urdhër të paligjshëm nga Edi Rama.

Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e konsideruar atë bashkëpunëtor të Arben Ahmetajt dhe si kreun e aferës së inceneratorëve.

Siç e patë, sot në kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj, personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve. Me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u ndaluan të futen në Parlament. Edhe ndaj deputetëve që nuk kishte masë disiplinore, Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Besoj se vetëm në vende me regjime autoritare nuk lejohen deputetët të futen të ushtrojnë mandatin… e paimagjinueshme që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallën plenare”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion