Gjyqi me Bardhin për shpifje, Rama: Po shtyn seancën me llafe bosh!

Politikë

Gjyqi me Bardhin për shpifje, Rama: Po shtyn seancën me llafe bosh!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh nga koordinatori juridik në lidhje me padinë e Ramës për shpifje ndaj Gazment Bardhit.

Në X, Rama ka deklaruar se avokatët e Bardhit kanë kërkuar që të mos merren parasysh deklaratat e tij, pasi ato janë fakte të njohura publikisht. 

Reagimi i plotë:

Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:

“Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit.

Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuar etj etj..

Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.

Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion