Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, nga përplasja e dy automjeteve

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, nga përplasja e dy

Aksident i rëndë rrugor, në aksin kombëtar Peqin-Elbasan

Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në përplasje.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në fshatin Lazarej, Njësia Administrative Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa një prej automjeteve ka mbetur pothuajse tërësisht i shkatërruar në pjesën e përparme.

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve. Ai është transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse të policisë rrugore, ndërsa autoritetet po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.

Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi shkaqet e përplasjes, numrin e plotë të personave të përfshirë apo pasojat e tjera të mundshme. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion