“Balla ka kilomentra biseda me Çelajt”, Berisha sulmon Dumanin: Po fsheh aktivitetin, krimin elektoral
Kreu i PD, Sali Berrisha gjatë një deklarate për mediat tha se ministri Taulant Balla del në dosjen e Elbasanit dhe se ka kilometra biseda me bandën e Suel Çelës.
Ai hedh akuza të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani se ai po manipulon dosjen dhe po fsheh bisedat.
Berisha: Tani të marrim pak, cila është piramida e vërtetë e krimit. Absolutisht përfshin gjyqtarët, por përfshin dy herë më shumë prokurorët. Kjo është e vërteta. Por ku janë prokurorët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Prokurorët janë në Skap. 5 prokurorë të Elbasanit janë në Skap o zotëri. Kjo është e turpshme. A ju kujtohet ajo gjyqtarja e Tik Tokut, Enkelejda. Por si Enkelejda në hotelin e tyre është hedhur dhe përdredhur dhe Millonaj, me nja 5 të tjera e të tjerë.
Pra këtu na del se përveç Suel Çelës dhe 3-4 të tjerëve që janë të njohur aty, fajin e kanë e paskan gazetarët, se ka më shumë gazetarët. E kanë futur dhe Flamur Vezaj, sikur paska biseduar me Artan Hoxhën. Është totalisht një përdorim hakmarrës politik i dosjes.
E keni dhe emrin e asaj një Gentiana Sharra aty, në dosje është. Ajo ka me kilometra biseda për tendera më Taulant Ballën. U arrestua në Belgjikë një Mario, vëllai i Suelit, ai ka kilometra të tëra me Taulant Ballën, biseda dhe për Sali Berishën. Po.
Pra, prokurorët hiqen nga dosja, Taulanti që është marrë me çdo, thotë ajo që do ja bëjmë si Ravikut, por në akuzë ka qenë Taulant Balla që ka porositë dhe janë djegur, është gjykatësi dhe prokurori me emër janë, Kreshnik quhet ky, që ka vendosur bashkë me gjykatës, djegien e dokumenteve ku shkruhej, Taulanti ka porositë vrasjen. Po ekziston procesverbali është i botuar në mediat shqiptare procesverbali.
Dhe na del tani se Elton Qyno, Artan Hoxha. Gjer tani edhe Artan Hoxha, rezulton kriminel sepse ka publikuar foton e Edi Ramës me Çapajt. Po ta lexoni. Problemi i tij është se, i dhanë foton Çelajt tek Çapajt dhe fotoja u publikua. Pra shkallë ekstreme manipulimi dosje, një krim i paimagjinueshëm.
E them këtu dhe e kam bindje absolute. Sigurisht që këta janë keqbërës, vrasës dhe duhet të përballen patjetër me ligjin, por është mbështetja politike, është shfrytëzimi i tyre nga politika, ai që shumëfishon potencialin e tyre kriminal. Ai që shumëfishon.
E në këtë kontekst është herë më shumë kriminel Taulant Balla se çdo anëtar tjetër i bandës së Elbasanit. Ka qenë mbrojtja e tij që u ka bërë atyre të mundshme projektet e zeza. E njëjta gjë për bandat e Durrësit, e njëjta gjë për bandat e Shkodrës. Pra shkrirja në nji, një sipërmarrje të përbashkët shtet-organizata kriminale është shkaku i sundimit të tyre.
Berisha: Tani marrim gjë tjetër, më të rëndësishme. Siç del dhe në dosje, thuhet se Taulanti na kërkon vota. Por ka akt më kriminal më të shëmtuar se ai i Altin Dumanit që e fsheh këtë. S’keni në dosje ju, çfarë aktiviteti elektoral-kriminal kanë zhvilluar bandat. Thotë; Taulanti na do për vota, është e regjistruar aty. Po kaq, e do për vota për partinë e Dumanit, sepse Dumani ka vendosur të amnistojë krimin e shëmtuar elektoral duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Pra kjo është dosja metamorfoza, le ta quajmë, e 4-5, por është shkalla më ekstreme e manipulimit të një dosje. Dënoj publikimin se të fshehësh të gjithë aktivitetin kriminal elektoral të Taulant Ballës me bandat dhe të nxjerrësh aty bisedat që paska bërë Flamur Vezaj, të cilat Flamuri i mohon tërësisht dhe unë i besoj plotësisht, se nuk ka pse të gënjejë, ti paraqesësh ato është përpjekje se si e si, të largosh vëmendjen nga faktori më kryesor, kriminal në Shqipëri, që është politika dhe eksponentët kryesorë të krimit që janë Taulant Balla dhe Edi Rama me grupin e tyre.