Gara për shef komisariati në Policinë e Shtetit, skualifikohen 15 aplikantë
Përfundon faza paraprake për 290 kandidatët që garuan për të qenë shef komisariati në Policinë e Shtetit. Pas verifikimit të tyre, mësohet se nga gara janë skualifikuar 15 prej tyre. Burime pwr A2 CNN bëjnë me dije se aplikantët janë skualifikuar nga gara për mungesë të dokumentacionit.
Tashmë, pas fazës së verifikimit paraprak, duke nisur nga e hëna e 2 dhjetorit, komisioni që po vlerëson kandidaturat, do të nisë edhe intervistimin me gojë, ku do të bëhet edhe pikëzimi për secili kandidat
Komisioni është i përbërë nga tre gra të Policisë së Shtetit, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana. Procesi i intervistimit do të vijojë për disa ditë, për shkak të numrit të madh të aplikimeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në garë për t’u bërë shef komisariati janë edhe 9 gra. Aplikantët kanë gradat, Nënkomisar, Komisar dhe Kryekomisar, ndërsa garojnë për të drejtuar 48 komisariate në vend. Sikundër përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit apo dhe ajo e drejtuesve të qarqeve e të departamenteve, edhe zgjedhja për shefa komisariati bëhet për herë të parë me garë.