"Bufi i kënetës s'bëhet me fletë", Rama sulmon opozitën: Heshtja jonë ka ndidhmuar institucionet e drejtësisë

Politikë

"Bufi i kënetës s'bëhet me fletë", Rama

Kryeministri Edi Rama u ndal në fjalën e tij sot në një zhvillim interesant nga kampi kundërshtar ku Sali Berisha u shfaq dje me me drejtuesit e ekipit të Trump i cili po bën fushatë me PD.

Rama duke fyer Berishën u shpreh se është e pamundur që bufi i kënetës të duket me fletë.

“Këto janë punët e tyre.. Natyrisht se marrja e kryetarit të Bashkisë nga Tirana për ta mbyllur në qeli pa gjyq, duke lënë pa punë një Bashki është një ngjarje tejet e madhe që unë nuk mund ta kaloj me formulën “s’kam koment”. Lajmi që kam për ju sot është ase unë nuk do ti mbaj më për vete opinionet e mia kur e shoh që duhen ndarë me publikun, kur drejtësia bën punën e saj.

Drejtësia e re ka hyrë tanimë në një fazë që ka fituar të gjithë besimin e nevojshëm, mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, apo nuk ka pse të mos i shprehim më opinionet kritike…

U bënë pesë vjet që flasin të tërë parë e mbrapsht për çdo individ që bën atë kalim atje përpara kamerave dhe vetëm ne, PS, forca udhëheqëse dhe garanti i reformës në drejtësi, heshtin. Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë se ajo që ju mungon është nxjerrja në pah e të metave dhe prirjeve të gabuara, dhe sot institucionet e drejtësisë përballen me njerëz që gëzohen për arrestimet dhe që ka njerëz të politikës që sulmojnë.

Dhe sulmet barbare të asaj pjesë të opinionet të udhëhequr nga bufi stërplak i kënetës dhe të gjithë atyre që i mbajnë ison. Ndërkohë pozicioni konstruktiv është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen, por me zhvillimin e fundit heshtja jonë është keqkuptuar”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion