Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Rama: Kemi hapur kutinë e pandorës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ra në pranga me urdhër të SPAK për korrupsion.
Gjatë fjalës së tij në takimin falenderues në Tiranë, Rama tha se kjo është një situatë që të vëndos në siklet të jashtëzakonshëm.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Në këtë pikë është e domosdoshme që ne të mendojmë realisht sesi ky borxh i madh të shlyhet deri në njëfarë mase, se të gjithin nuk e shlyejmë dot. Është shumë kur njerëzit japin besim të tillë.
Para pak orësh dëgjova për një situatë që të vë në siklet të jashtëzakonshëm, një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Sigurisht ana e pëlqyeshme e kësaj medaljeje është se kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti.
Nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla, sepse është diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patroitizmit, të etikës, që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është e tmerrshme. Këtu ne e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës”, u shpreh Rama.