“Puth Melonin por nuk rrit pensionet”, Basha për Ramën: Shqetësohet vetëm për klikimet
Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar sot turin e takimeve me të rinjtë në zonën e Dajtit.
Mes të tjerash Basha foli në lidhje me videon e bërë virale ditën e djeshme në rrjet, ky kryeministri Edi Rama puth në faqe Giorgia Melonin në samitin e mbajtur në Moldavi.
Ai u shpreh se politikanët po sillen si yje Hollyëood-i dhe në vend që të konkurrojnë për punët e kryera, konkurrojnë për popullaritet dhe klikime në rrjetet sociale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Puthi Melonin por nuk rriti pensionet. Nuk jemi kundër që kryeministri Shqipërisë dhe Meloni të kenë miqësi, por çfarë fiton populli. Politikanët janë yje Holliëood-i që të sillen si të tillë. Gara sot në rrjetet sociale nuk është kush bën më shumë punë por kush është më popullori. Proukupimi kryesor janë klikimet, mblidhet qeveria thotë duhen shtuar klikimet”, tha ai.