Arrestimi i Metës, Berisha mbledh Kryesinë e PD-së/ Çfarë pritet të vendoset

Aktualitet

Arrestimi i Metës, Berisha mbledh Kryesinë e PD-së/

Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje të Kryesisë së saj në orën 18:00, disa orë pas arrestimit të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Anëtarëve të kryesisë së PD-së pritet t’iu drejtohet me një mesazh përmes teknologjisë edhe kreu demokrat, Sali Berisha.

Ky i fundit u tregua i ashpër në reagimet që dha lidhur me arrestimin e Metës, duke e cilësuar si akt monstruoz. Berisha në reagim tha se Meta është goditur nga ata që i konsideroi si kriminelë me uniformë që rrëmbyen ish-Presidentin e Republikës.

Më herët kreu demokrat kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa në mbledhjen e sotme pritet të vendoset një ashpërsim në qëndrim nga opozita, e cila ka shpallur “mosbindjen civile” pas burgosjes së Ervin Salianjit. Në mbledhjen e sotme pritet të vendoset mbajtja e një tjetër proteste në Tiranë.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, zhvillohet në të njëjtën orë me atë të PS-së. Kjo e fundit pritet të diskutojë mbi përgatitjet lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion