Arrestimi i Ilir Metës, reagon Sali Berisha: Po i bëhet eleminim fizik dhe politik

Politikë

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Sali Berisha: Po i bëhet eleminim fizik

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me informacionet për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sali Berisha u shpreh se është një persekutim që po i bëhet Ilir Metë, ndërsa ngriti dyshime se është urdhëruar edhe eliminimi fizik i tij.

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.

Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion