U arrestua teksa po udhëtonte me makinë, detaje nga prangosja e Ilir Metës

Ilir Meta u arrestua pranë qendrës tregtare Casa Italia ndërsa po udhëtonte me makinë në Tiranë.
Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Ilir Metës. Mësohet se kreu i PL është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar nga policia. Raportohet se ai ka qenë ne hyrje te Tiranës, prane Casa Italia.
Ilir Meta ka qenë duke udhëtuar me makinë kur e kanë ndaluar, ndërsa ishte i shoqëruar edhe me disa persona te tjere.
Meta ishte nisur drejt selisë së Partisë së Lirisë, ku ai kishte parashikuar të mbante edhe një konferencë për mediat.
Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.
Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi gjithashtu janë në hetim pasuror, si edhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.


