Arrestimet për korrupsion, Rama "lëshon" të vetët: PS nuk mbron asnjë ministër apo drejtor...

Politikë

Arrestimet për korrupsion, Rama "lëshon" të vetët:

Kryeministri Edi Rama në fjalën në mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët e grupit parlametar ka leshuar cdo zyrtar apo perfaqesues socialist qe implikohet ne abuzime dhe korrupsion.

Rama tha se PS nuk do mbroje asnjerin e vjedh parate e buxhetit, dhe shtoi se persona te tille ne krah te tyre do kene vetem avokatin.

Rama: Kush tradhton besimtarë e thjeshtë, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm, që secili në këtë sallë i kanë dhënë mandatin e jetës, në parlament apo qeveri, deputet apo ministër, nuk është i yni dhe nuk ka asjë punë me ne.

Nëse fut duart në arkën e shtetit dhe në xhepat e popullit nuk është ne, nuk ka se si të jetë ne dhe nuk ka çfarë kërkon tjetër nga ne veçse përbuzjes.

Është një tradhtar i dyfishtë i popullit shqiptar, por edhe i PS, si një parazit. Kur një parazit zbulohet nga drejtësia e hidhur është që e kishim mes nesh, por lajmi që u zbulua.

Vjen njësoj si tek ju dhe tek unë helmi që hidhet, siç hidheshin minjtë për të helmuar kështjellën.

Cilido që privilegjin për t’i shërbyer këtij vendi e përdor për t’i vjedhur këtij shteti, i dëgjoj kur bërtasin hajdutët e Edi Ramës, ia kapën një drejtor a kryetar bashkie, apo një përgjegjës drejtorie dhe nuk pushojnë. Në shoqërinë ku jetojmë individi është sovran.

ME TE LEXUARAT