"Arresti ishte jo proporcional", çështja e Veliajt rishqyrtohet nesër në Gjykatën e Lartë

Politikë

"Arresti ishte jo proporcional", çështja e Veliajt
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë nesër, më 15 shtator 2026, masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi çështja u rikthye për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi.

Në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, Gjykata e Lartë do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.

Shumica e gjyqtarëve kushtetuese vendosi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është edhe drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës.

Rishqyrtimi i masës arrest me burg për Veliajn do të bëhet në një kohë që Gjykata e Lartë rishikoi një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij. Vendim i cili parashikon se masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion