Bllokuan qarkullimin tek Zogu i Zi, policia nis lëvizjet, procedon 20 persona

Aktualitet

Bllokuan qarkullimin tek Zogu i Zi, policia nis lëvizjet, procedon 20
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 20 pjesëmarrës në protestën e zhvilluar më 13 shtator, të cilët akuzohen për bllokim të qarkullimit dhe prishje të qetësisë publike.

Sipas njoftimit zyrtar nga Komisariati Nr. 2, protestuesit kanë penguar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Bulevardin "Bajram Curri", si dhe zonën e Ish-Bllokut e Sheshin "Wilson".

Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi:
Tiranë/Bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe prishën qetësinë publike, procedohen penalisht 20 pjesëmarrës në një tubim të zhvilluar më datë 13.09.2026.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë këtij tubimi dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 20 pjesëmarrës, konkretisht për shtetasit:

Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe.

Këta shtetas, dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

ME TE LEXUARAT