Ariu i murrmë krijon panik në dy fshatra të Dibrës, banorët: Na vjen pranë shtëpisë

Politikë

Ariu i murrmë krijon panik në dy fshatra të Dibrës,

Banorët e dy fshatrave në Bashkinë Dibër, Grevë dhe Erebarë po përballen me kërcënimin nga kafshët e egra. Sipas tyre, ariu i murrmë ka arritur të shkojë deri tek shtëpitë, duke i vënë në rrezik për jetën.

Misir Kryemadhi nga fshati Grevë tregon se ariu është kthyer në problem shqetësues pasi ju ka shkuar deri tek shtëpitë. Ai tregon se e kanë të pamundur ta mbajnë larg, pasi është kafshë e rrezikshme dhe nuk ju lejohet ta vrasin.

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe banorët e fshatit Erebarë. Blerim Dakja tregon se prania e ariut në fshat është shqetësuese dhe e rrezikshme. Sipas tij, mbërritja e kafshës së egër deri pranë banesave është shqetësim i shumëanëshëm jo vetëm për blegtorinë apo prodhimet e tjera, por edhe për vetë njerëzit.

Ariu i murrmë është përfshirë tek speciet në mbrojtje në vendin tonë dhe vrasja e tij është e ndaluar me ligj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion