Ankimimet e PD-LSI/ KAS hedh shortin, ja relatorët që do të vendosin përsëritjen ose jo të zgjedhjeve

Politikë

Ankimimet e PD-LSI/ KAS hedh shortin, ja relatorët që do të

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur sot shortin për caktimin e relatorëve për ankesat e mbërritura në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ankimime në KQZ janë dërguar nga koalicioni PD-AN dhe LSI për zgjedhjet parlamentare, ku kërkohet rinumërim votash dhe ripërsëritje e zgjedhjeve në disa qarqe, me argumentin se janë blerë votat.

Njoftimi i KAS:
Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve hodhi shortin për caktimin e relatorëve të kërkesave ankimore të depozituara në KQZ. Rezultatet e shortit përcaktuan:

– Relator i kërkesave nr. 40, nr. 36 dhe nr. 38 është z. Elvin Lako.
– Relator i kërkesave nr. 43, nr. 46 dhe nr. 34 është z. Elvis Cefa.
– Relator i kërkesave nr. 42, nr. 45 dhe nr. 44 është z. Ilirjan Rusmali.
– Relator i kërkesave nr. 37, nr. 41 dhe nr. 35 është z. Koli Bele.
– Relator i kërkesave nr. 32, nr. 33 dhe nr. 39 është z. Ledio Braho.

Ditën e Martë, dt. 11.05.2021 në orën 09:00 do të hidhet shorti për caktimin e relatorëve për kërkesat ankimore të depozituara sot në KQZ, KA nr. 47, nr. 48, nr. 49 dhe nr. 50.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion