Angela Merkel vizitë në Tiranë, Basha kërkesë diplomatit gjerman: Dua takim me kancelaren!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar të zhvillojë një takim me kancelaran gjermane, Angela Merkel. Kërkesa e demokrateve i është përcjellë ditën e sotme, diplomatit gjerman Peter Zingraf, në një takim në selinë blu.
Sjellim në vëmendje se në 14 shtator kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë, pasi në Tiranë do të mblidhen liderët e Ballkan Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post. Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare.
Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtarë të BE-së – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.


